“Borgjezi Fisnik” i Molierit në teatrin e Durrësit! Regjisorja: Mesazhi i komedisë, moment reflektimi për të gjithë

“Borgjezi fisnik”, komedia e njohur e Molierit, vjen në skenë nga regjisorja Driada Dervishi, duke iu përshtatur më shumë aktualitetit shqiptar.
Në skenën e teatrit “Aleksandër Mosiu” në Durrës, trupa e aktorëve performoi shfaqjen e dytë, duke fituar denjësisht duartrokitjet e spektatorit.
Me një skenografi dhe kostumografi të spikatur, komedia ishte konceptuar si një spektakël, ku aktorët përveç interpretimit të roleve, kënduan pjesë të ndryshme.
Regjisorja Driada Dervishi thotë se komedia vë në dukje forcën e parasë dhe pushtetin që ajo ka ndaj njerëzve dhe vjen si një moment reflektimi për të gjithë.
Komedia u mirëprit nga publiku i shumtë si dhe nga një grup të rinjsh që u bënë pjesë e teatrit për herë të parë.
Ata krahas komedisë, patën mundësinë të ndjekin përgatitjet e aktorëve para se te ngjiteshin në skenë.
Regjisorja Dervishi thotë se nëpërmjet kësaj nisme synohet që të afrojnë më shumë të rinj pranë teatrit.
Për realizimin e kësaj shfaqje janë bashkuar aktorë të teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe Teatrit Kombëtar.
Komedia është planifikuar të shfaqet edhe në qytete të tjera.
/rtsh/