E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Floresha Dado: “Postmodernizmi i largohet artit”, diskutime mbi 50 vite studime të saj mbi letërsinë

Një jetë në kurthin e Teorisë së Letërsisë quhej takimi me studentë, pedagogë shkrimtarë e poetë, që ka bërë pedagogia e njohur e Teorisë së Letërsisë në Fakultetin e Filologjisë, Departamenti i Gjuhë – Letërsisë, Floresha Dado, e cila ka mbi supe një karrierë 50-vjeçare me studime mbi letërsinë.

Duke vetë analizuar çfarë është përpjekur të sjellë me veprat e saj. E duke e nisur me një analizë të shkurtër mbi realizmin socialist shqiptar në letërsi.

Sipas Floresha Dados edhe post modernizmi i vënë re në letërsi dekadat e fundit i shkëputet metaforës, artit për të cilin u krijua letërsia.

 “Gjykimet amatore, politike qenë po aq ekstremiste sa ishte dhe vetë Realizmi Socialist”. Kështu shprehet pedagogia e njohur e Teorisë së Letërsisë në Universitetin e Tiranës, Floresha Dado, në një diskutim mbi zhvillimet e letërsisë shqipe para dhe pas realizmit socialist.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›