Boris Tadiç: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do vendosë kundër Kosovës

Beograd, 29 qershor, NOA - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha se vendi i tij do të jetë i gatshëm të zhvillojë negociata me Kosovën, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur me pavarësinë e Kosovës.
Jam i bindur se Gjykata Ndërkombëtare e
Drejtësisë do të vendosë se deklarata e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka
qenë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, i tha Tadiç shtypit beogradas.
Ai, më tutje, theksoi se disa vende që e kanë njohur Kosovën, ndoshta do ta
rishqyrtojnë vendimin e tyre.
Por, më e rëndësishmja është se vendimi i gjyqit do të paraqesë mundësi për negociata të reja, tha ai.
n.e/NOA