Boris Tadicit nuk ka kush ti pergjigjet

Nga Levizja per Bashkim
Ne vend te letres se hapur Kryeministrit te Republikes se Kosoves8230
Kur para dy javesh Grupi Nderkombetar i Krizave ICG doli me raportin e fundit per veriun e Kosoves te quajtur Veriu i Kosoves Sovraniteti i Dyfishte ne Praktike shumekush ne Kosove u trazua dhe e kundershtoi ate. Kryeministri i Republikes e quajti flluske sapuni duke bere perpjekje ta injoronte rendesine e saj. Dhe vertet per politiken kosovare ky raport doli ne nje moment te papershtatshem. Ne kohen kur qeveria e Kosoves futej ne bisedime praktiko-teknike me Serbine raporti thoshte se ka probleme te medha politike ne veri te vendit te cilat veshtire se do te zgjidhen edhe me keto bisedime apo se bisedimet duhet te arrijne deri tek disa zgjidhje qe do ta njohin pak a shume situaten aktuale te sovranitetit te dyfishte me Kosoven si bartese formale te sovranitetit dhe me Serbine si bartese faktike te saj. Raporti shkon deri atje sa edhe nje here thekson se situata mund te shkoje drejt nje autonomie per veriun dhe ne nje te ardhme pak me te larget edhe ne ndonje ripercaktim te kufijve nese palet pajtohen. Reagimi i opinionit dhe i politikes ishte i kuptueshem kur te kihet parasysh pesha e Grupit Nderkombetar te Krizave i cili disa vite para se te shpallej pavaresia kishte propozuar dhe parashikuar pavaresi te mbikeqyrur dhe te kufizuar per Kosoven. Dhe procesi politik e mori rrugen pikerisht ne ate drejtim per shkak se garnitura politike ne Kosove e pranoi ate proces edhe pse nje pjese e opinionit publik dhe e forcave politike qe ne ate kohe ishin me te paorganizuara ishin kunder duke besuar se Kosova dhe populli shqiptar i Kosoves e meritojne vetevendosjen dhe pavaresine e plote. Sidoqofte po dua te theksoj se raportet e Grupit Nderkombetar te Krizave dhe propozimet e tyre jane serioze ndonjehere edhe paraprijese te politikave te fuqive te medha qe do te zbatohen ne rajonin tone apo ne pjeset e tjera te botes.
Kohet e fundit ne shume deklarime publike kryetari i Serbise Boris Tadic i ka percaktuar qarte vijat e interesit te shtetit serb ne raport me Kosoven dhe shqiptaret. Ajo qe pervijohet qartazi si interes serb eshte se keto bisedime tekniko-praktike qe kane filluar duhet te perfundojne domosdo ne bisedime politike per ta zgjidhur problemin shqiptaro-serb. Dhe ne keto bisedime eshte e qarte se shteti serb i njeh dy realitete ne Kosove ate ku shqiptaret jane shumice te cilet nuk njohin kurrfare sovraniteti serb dhe ate ne veri te Kosoves ku serbet e atjeshem nuk do ta njohin asnjehere sovranitetin e Kosoves. Ky eshte interesi kryesor serb ne vija te gjera ata pa dyshim se do ta shtrojne edhe poziten e serbeve qe jetojne brenda Kosoves dhe sidomos statusin e objekteve fetare. Boris Tadici e beri te qarte se nuk do te kete njohje te Kosoves se paku jo pa zgjidhjen politike te problemit. Boris Tadici me propozimin e bere propozim qe nuk i perfshin edhe shqiptaret e Kosoves Lindore ndersa ai ne veri e perfshin edhe veriun e Mitrovices duke u interesuar per popullaten serbe ne Kosove po sillet si nje burreshtetas. Ketu duhet pasur parasysh se ai e di mire se zgjidhja njehere e pergjithmone e ceshtjes shqiptaro-serbe do ta clironte edhe Serbine nga nje barre e madhe dhe do ti krijonte hapesire per integrime me te shpejta ne BE por edhe per nje zhvillim ekonomik me te fuqishem.
Por a ka kush ti pergjigjet Boris Tadicit ne Kosove Deri me tani jo. Ndersa ky do te ishte nje rast ideal per kryeministrin e Kosoves per te deshmuar se ka vizion se cilat jane prioritetet e Kosoves. Situata optimale do te ishte nese kryeministri i Kosoves duke i shfrytezuar keto deklarata te presidentit serb te therriste per nderprerjen e bisedimeve teknike dhe praktike dhe permes nje konsensusi shoqeror ta kthente ne loje konceptin e bisedimeve politike ne mes te Kosoves dhe Serbise duke e qartesuar se ceshtja e statusit politik te Kosoves eshte ceshtje e mbyllur por duke pranuar te bisedohet per veriun per tri komunat serbe e duke shtruar ne tavolinen e bisedimeve edhe tri komunat shqiptare ne Kosoven Lindore dhe duke sqaruar se pjesa veriore e Mitrovices eshte e spastruar etnikisht dhe aty duhet te kthehen 12.000 qytetare shqiptare te saj. Qe ne fillim do te duhej insistuar vendosmerisht se ne keto bisedime politike ceshtjet duhet trajtuar me te njejtat standarde. Rrjedhimisht te dy keto probleme do te duhej trajtuar duke u bazuar ne principin e reciprocitetit. faredo zgjidhje te parapare per tri komunat serbe ne veri te parashihet edhe per tri komunat shqiptare ne Kosoven Lindore prej autonomise deri tek zbatimi i vetevendosjes dhe ridefinimi i kufijve ne mes te Kosoves dhe Serbise. Nje qendrim i tille do ta shnderronte kryeministrin tone ne nje burreshtetas qe ka vizion per te ardhmen e vendit. Duke dyshuar se do ta beje kete kryeministri yne minimumi qe eshte dashur ta beje qe se paku te tregoje se ka disa elemente burreshtetasi ka qene qe Boris Tadicit ti pergjigjet ne ceshtjet qe ai i ka shtruar. Nese Tadici ka thene se serbet e veriut nuk do ta njohin shtetin e Kosoves kryeministri yne do te duhej ti pergjigjej se edhe shqiptaret ne Kosoven Lindore nuk e ndiejne Serbine shtet te tyrin dhe se deshira e tyre eshte qe te bashkohen me Kosoven. Gjithashtu do ti duhej bere e qarte Tadicit se qeveria e Kosoves e ka ndermend ti ktheje ne veriun e Mitrovices qytetaret e saj te debuar me kete rast shqiptaret duke i sqaruar se veriu i qytetit te Mitrovices nuk duhet barazuar me tri komunat ne veri. Te gjitha keto do te duhej bere nese do te kishte kush ti pergjigjej Boris Tadicit nese Kosova do te kishte nje burreshtetas apo se paku politikan me elemente burreshtetasi. Ne te kunderten kryeministri apo politikanet e tjere ne pozite e opozite edhe mund ti pergjigjen Tadicit me retoriken bajate te ruajtjes se integritetit territorial te Kosoves. Por nje pergjigje e tille duke qene se e mban gjalle konfliktin e i harron qytetaret e debuar te Mitrovices dhe qytetaret shqiptare nen terror ne Kosoven Lindore i ben politikanet tane jo te duken te zakonshem por te duken te mjere dhe krejtesisht pa vizion.
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme