Greqi dy te denuar shqiptare arratisen nga burgu i Koridhalosit

Mediat greke bene te ditur se diten e djeshme jane arratisur nga burgu i Koridhalosit ne Athine dy shtetas shqiptare te cilet vuanin denimin per trafikim te lendeve narkotike. Dy te burgosurit te cilet ishin te shtruar ne spitalin e burgut kane mundur te arratisen duke prere hekurat e dritares nga ku me pas kane zbritur me ndihmen e carcafeve. Policia greke eshte vene ne kerkim te tyre por nuk beri te ditur emrat per shkak te hetimeve.
Burgu i Koridhalosit ne Athine nder me te medhenjte ne Greqi eshte i njejti nga ku u arratis ne menyre spektakolare nje tjeter shqiptar i denuar Alket Rizai disa vite me pare.