E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borisov: Bullgaria votë pro. Berisha: Konsensus me PS për ligjet

Kryeministri Berisha ka deklaruar se shpreson në votën e opozitës për të miratuar ligjet që kërkohen nga KE-ja për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin bullgar Bojko Borisov, kryeministri Berisha theksoi se mazhoranca është e gatshme të japë konsensusin e saj për miratimin e ligjeve.
 

"Të treja kërkesat janë në Parlament dhe është duke u punuar dhe ne ofrojmë konsensusin më të madh të mundshëm brenda kuadrit kushtetues. Unë shpresoj se nuk ekziston pengesa për t`i votuar ato. Natyrisht qeveria s`ka 3/5 e votave për të miratuar këto ligje pasi 2 prej tyre janë ligje organike. Cilido do jetë qëndrimi i opozitës kjo varet nga kryetari i opozitës. Gjatë Kongresit unë kam biseduar për problemin e integrimit për çdo kryetar qeverie që ndodhej në kongres. Natyrisht kërkesa ime ka qënë shumë korrekte dhe këtë iu paraqita edhe mikut tim, mbështjetje nëse miratohen ligjet dhe nuk mund tu kërkojmë të tjerëve atë që nuk e bëjmë vetë, ky është dhe do mbetet qëndrimi im i ndershëm dhe i prerë. Qytetarët na kanë votuar që të votojmë në parlament dhe jo të bllokojmë dhe ky është një proces detyrimisht që kërkon gjithëpërshirje. Ky është rregulli i integrimit” tha Berisha.
 

Nga ana e tij, kryeministri bullgar Borisov konfirmoi votën pro të Bullgarisë në Bashkimin Europian ndaj integrimit të Shqipërisë.  "Ne mendojmë që opionini ynë për Shqipërinë do të dëgjohet në Bruskel siç kemi bërë edhe me Kroacinë. Raporti i KE-së për Shqipërinë është i mirë por ka kritere që duhet të plotësohen. Ne do të përpiqemi që ta ndihmojmë Shqipërinë edhe të ofrojmë edhe përvojën dhe suksesin tonë në këtë proces. Kur të votohet në Bruksel për Shqipërinë, Shqipëria do ta ketë votën tonë” tha Borisov.

Kryeministri Berisha gjithashtu vlerësoi edhe marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona. "Përfunduam bisedimet e hapura, miqësore dhe të frytshme me kryeministrin Borisov dhe delegacionin që e shoqëron dhe firmosjen e 3 marrëveshje që janë shumë të rëndësishme dhe që zgjerojmë infrasturkturën ligjore mes dy vendeve. I shpreh mirënjohjen time të thellë dhe felenderimet e përzemërta mikut tim Borisov për mbështjetn e madhe që qeveria e tij i kanë dhënë Shqipërisë në të gjitha përprjket e saj për anëtarësimin në NATO, dhe rrugës së Shqipërisë për integrimin në BE. Por Bullgaria ka qënë këto dekada një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon që unë shpreha mirënjohjjen time të përzemërt” tha berisha
 

Kryeministri bullgar Boyko Borisov ka deklaruar se mbështet përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit në NATO dhe BE. “Shtetet e Ballkanit të jenë anëtare të NATO-s e BE. Ne synojmë një politikë të baraspeshuar me shtetet e rajonit. Ballkani të bëhet pjesë e BE. Bullgaria mbështeti Maqedoninë, ishte ndër shtetet e para që njohu Kosovën, besoj që duhet të mbahet mend merita e Bullgarisë për paqen ne rajon. Ne një prej shteteve që mbështetën procesin e liberalizimit të vizave jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vende të tjera”, tha ai.

Kreu i qeverisë bullgare deklaroi se me rëndësi për vendin e tij janë ndërtimi i rrugëve e arterieve lidhëse me vendet e tjera të rajonit, të rëndësishme sic tha ai jo vetëm për lëvizje por edhe për shkëmbimin e mallrave. “Shqipëria të shpresoje për mbështetjen tonë edhe në këtë fushë”, shtoi ai.

Të dy kryeministrat gjithashtu e cilësuan si të rëndësishëm zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënive mes dy vendeve në fushën e energjisë ndërsa kryeministri bullgar kërkoi edhe eksportin e bitumit nga Shqipëria për në Bullgari. "Ne ekspotojmë energji në Shqipëri përmes Kosovës. Ne kemi një kërkesë për Shqipërinë që ajo të eksportojë bitum në Bullgari pasi ka rrugë që janë ndërtuar në vendin tonë me bitumin e ardhur nga Shqipëria. Jemi të gatshëm të marrim të gjithë sasinë që ka vendi juaj” tha Borisov.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›