E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e urisë, KE: Inkurajojmë dialogun konstruktiv

Zëdhënësi i Komisionit Europian Peter Stano ka reaguar sot në lidhje me grevën e ish të përndjekurve politik në Shqipëri duke u shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar.
 

Në një prononcim për mediat, Stano ka kërkuar dialog konstruktiv mes autoriteteve shqiptare dhe ish të përndjekurit politik për të zgjidhur situatën e krijuar.


“Po ndjekim situatën dhe jemi të shqetësuar për gjendjen. Zgjidhja e situatës duhet jetë prioritere nga autoritetet shqiptare. Inkurajojmë dialogon konstruktiv për zgjidhjen e situatës dhe ky dialog duhet të realizohet duke zbatuar ligjet dhe institucionet demokratike ” tha Stano.
 

Ndërkohë, ish të përndjekurit politik vijojnë sot ditën e 31 të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe përkeqësohet.

vijon...
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›