Borova, notari humanitar

Ergin Borova nga Struga, por që jeton në Holandë, ka kryer të enjten maratonën e notit prej 13 kilometrave nga Ohri në Strugë. Synimi i tij ishte për qëllime humanitare. Ergini e ndërmori këtë veprim për të nxitur ndërtimin e një qendre për fëmijët me nevoja të veçanta. Ai po stërvitej për afro një vit për këtë ngjarje të posaçme.