E Enjte, 5 Nëntor 2026

Borrell: Komisioni Evropian synon të dyfishojë ndihmën ushtarake për Ukrainën

Komisioni Evropian synon të dyfishojë ndihmën ushtarake të BE-së për Ukrainën dhe ka propozuar caktimin e 500 milionë eurove të tjera për këtë qëllim, tha të premten shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell raporton Reuters.

“Të gjithë ishin plotësisht të vetëdijshëm se ne duhet të rrisim mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën,” u tha ai gazetarëve ndërsa mbërriti për ditën e dytë të një takimi të liderëve të BE-së në Versajë. “Jam i sigurt se liderët do t’i miratojnë këto para.”

 

BE po konsideron gjithashtu vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj oligarkëve rusë dhe ekonomisë ruse, shtoi Borrell.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›