Borrell: Mbështetja për Kievin nuk është bujari, por për sigurinë e BE-së

“Kjo luftë nuk mund të përfundojë sepse ne jemi të lodhur duke mbështetur Ukrainën, mbështetja jonë nuk është çështje bujarie, por është për interesin tonë dhe sigurinë tonë. Po. është një punë e nevojshme e pedagogjisë politike”. Kështu ka deklaruar Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në Kongresin e socialistëve evropianë që po zhvillohet në Berlin.
Gjatë fjalës së tij Borrell theksoi se ndihma për Ukrainën në luftën me Rusinë do të vijojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
“Mbështetja jonë për Ukrainën ka qenë e rëndësishme, ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën ushtarakisht dhe do ta bëjmë atë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, përfundoi Borrell.
/rtsh.al/