E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Borrell: Palët janë pajtuar për planin evropian, do takohen sërish për marrëveshje përfundimtare

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se liderët e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që nuk duhen diskutime të tjera sa i përket planit evropian dhe do takohen sërish.

“Dy liderët e kanë diskutuar së bashku. Kemi pasur tensione në formate të ndryshe. Liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme e gatishmëri për të gjetur zgjidhje. Jam i lumtur të njoftoj se presidenti Vuçiç e Kurti janë pajtuar që nuk do të duhet diskutime tjera për propozimin evropian. Kjo marrëveshje është mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Jo për BE-në por qytetarët e Kosovës e Serbisë.

Njerëzit mund të lëvizin lirshëm mes Kosovës e Serbisë duke përdorur pasaportat e veta të njohura. ID-të e targat. Njerëzit mund të studiojnë e punojnë pa hamendësuar nëse diplomat e tyre a ku i marrin mund të jetë çështje. Marrëveshja sjellë mundësi të reja ekonomike, duke rritur asistencën financiare, kooperim biznesi e investime të reja Kosovë e Serbi”, tha Borrell në konferencën për shtyp pas takimit me Vuçiç e Kurtin.

Borrell tha gjithashtu se palët do të takohen gjatë muajit mars , ku shpreson të ketë edhe një marrëveshje përfundimtare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›