E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kurti optimist për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Me rëndësi rritja e besimit

Ndërsa këtë të hënë do të zhvillojë një takim në Bruksel me presidentin, serb Aleksandar Vuçiç, kryeministri i kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist se mes dy vendeve mund të arrihet një marrëveshje brenda vitit. Në një intervistë ekskluzive për EURACTIV, Kurti tha sipas tij, kjo nismë nuk do të jetë e lehtë, pavarësisht angazhimit të shtuar perëndimor.

“Ajo që ka mbetur për të negociuar dhe nuk do të jetë aspak e lehtë  pasi është një mekanizëm për zbatim, garanci ndërkombëtare dhe sekuencë kohore se çfarë, si dhe kur”, tha Kurti.

Për Kurtin, është me shumë rëndësi rritja e besimit, pasi sipas tij, në të kundërt marrëveshjet nuk zbatohen.

“Nga ana tjetër, shpresoj që pasi t’i hapim bisedimet, duke u mbështetur në propozimin e BE-së, do të rrisim besimin, sepse marrëveshjet nuk janë të zbatueshme nëse nuk ka besim, prandaj duhet një nivel i caktuar i mirëbesimit. “tha Kurti duke shtuar se “dy të tretat e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel gjatë dekadave të mëparshme, nuk janë zbatuar nga Serbia”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë sot një takim të nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›