E Martë, 3 Nëntor 2026

Borrell: Vladimir Putin do të mbajë përgjegjësi për vdekjen e Navalnyt

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian  Josep Borrell është zotuar se presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë përgjegjësi për vdekjen e Alexei Navalny.

“Ne i shprehëm ngushëllimet më të thella të BE-së për Julia Navalnaya. Vladimir Putin dhe regjimi i tij do të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e Alexei Navalny. Siç tha Yulia, Putini nuk është Rusia. Rusia nuk është Putini. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për shoqërinë civile të Rusisë dhe mediat e pavarura”, shkroi Borrell në rrjetin social X.

​Pak ditë më parë, Yulia Navalnaya, e veja e Aleksei Navalnyt i cili humbi jetën në burgun e Arktikut u zotua se do të vazhdojë luftën politike të bashkëshortit të saj dhe u bën thirrje rusëve t’i bashkohen vizionit të saj për një “Rusi të lirë” kundër Vladimir Putin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›