E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borusia e Dortmundit mbledh fonde per Japonine

Borusia e Dortmundit në fushë për Japoninë. Kampionët e Gjermanisë kanë mbledhur 1.2 milionë euro për popullsinë e vendit aziatik të goditur nga tërmeti i 11 marsit të shkuar.

Klubi verdhezi ka organizuar një miqësore në Duisburg, duke e fituar 2-1 ndaj një skuadre me futbollistë dhe ish futbollistë japonezë.

Sponsori i Borusias ka dhuruar 1 milion euro, 200 mijë të tjerat vijnë nga të ardhurat e ndeshjes.

Shuma do investohet në realizimin e një serie projektesh në Japoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›