E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi Qipro shet rezervat e arit

Qipro vendosi të shesë pjesën më të madhe të rezervave të tij të arit, për të financuar pjesërisht shlyerjen e borxheve kombëtare.

Sipas një vlerësimi të Komisionit Europian, Qipro pritet të shesë rezerva ari me vlerë prej 400 milionë eurosh. I ndodhur në vështirësi të thella financiare, Qipro duhet të paguajë fillimisht 5,7 miliardë euro borxhe, për të përfituar paketën e shpëtimit prej 10 miliardë eurosh, nga ana e Bashkimit Europian dhe FMN-së. Vendi ishullor përballet ndërkohë me masa të ashpra shtrënguese dhe shkurtime të thella, si kushte të vendosura paraprakisht nga Brukseli. Kriza FinanciareParalajmërimi i FMN-së për ekonominë botërore Soros: Edhe Gjermania në recesionKriza, BE paralajmëron Spanjë-Slloveni Midis masave të rënda të imponuara, ishte ajo e deklarimit të falimentuar të bankës kryesore të nivelit të dytë në vend dhe kufizimi i shlyerjes së plotë të depozitave bankare, vetëm për shumat nën 100 mijë euro. Pa marrjen e borxhit kolosal nga BE, ekonomia qipriote pritej të regjistronte një recesion prej 8,7%, ndërsa me këto kushte të reja rënduese, duhet të kalojë kufirin rekord të recesionit, në mbi 10%. Rezervat totale të Qipros në ar vlerësoheshin në 13,9 ton në fund të muajit shkurt. 400 milionë dollarë, është vlera e përafërt e 10,5 tonëve ar i pastër, në bazë të vlerës aktuale të tregut.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›