E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buffon Juve mes 8 me te mirave

“Juventusi është mes 8 skuadrave më të mira të Europës. Ky është një fakt dhe baza nga ku duhet të nisemi për tu përmirësuar edhe më shumë.”

Kjo është analiza që i bën Gianluigi Buffon eliminimit të skuadrës së tij nga Liga e Kampioneve pas dy humbjeve 2-0 ndaj Bayern Munchen. Pas ndeshjes, kapiteni i bardhezinjve kishte thënë: “Na mungon diçka krahasuar me skuadrat më të mira europiane. Dhamë maksimumin tonë, por kishim përballë një skuadër shumë të kompletuar dhe pothuajse pa asnjë defekt. I kanë të gjitha mundësitë për të fituar Champions-in.” “Bayern Munchen është skuadër atletike, e shpejtë, teknike dhe me eksperiencë. Nuk i mendoja kaq të fortë”, theksoi Buffon.  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›