E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi, debate PS-Bode në komisionin e ekonomisë

Borxhi publik ka përplasuar ashpër opozitën dhe mazhorancën në komisionin e ekonomisë dhe të financave. Në diskutimin për buxhetin faktik të 2011 Ministri i financave Ridvan Bode akuzoi opozitën për mashtrim me shifrat që ata publikojnë në lidhje me nivelin e borxhit. Ndërkohë që opozita nga ana tjetër e përcaktoi borxhin në limitet e tij.
 

Duke marrë parasysh faktorët e krizës ekonomike që ka përfshirë rajonin kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj rekomandoi që limiti i borxhit të përcaktohet në kushtetutë.
 

Ndërkohë që debate ka shkatuar edhe niveli i rritjes ekonomike gjatë 2011. Sipas deputetit Arben Malaj situata ekonomike është përkeqësuar ndërsa sipas ministrit Bode pavarësisht krizës ekonomia jonë pati rritje edhe pse modeste.

Deputeti i PS-së, Malaj ka kërkuar marrjen e masave urgjente për përmirësimin e situatës ekonomike në vend duke përdorur me efektivitet të ardhurat që do të do të sigurohen nga privatizimet.
 

Në komision nuk kaloi pa u prekur edhe çështja e dëmshpërblimit të përndjekurve fakt që shkatoi mjaft dikutime të ashpra. Ndërkohë buxheti faktik për 2011 u miratua vetëm me votat e mazhorancës në komisionin e ekonomisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›