E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon Benkirian: Bashkëpunim mes dy vendeve

Kryeministri Berisha ka shprehur nevojën e thellimit të marrëdhënive dypalëshe mes Marokut dhe Shqipërisë, si në ekonomi, turizëm, energjetikë, kulturë, etj.
 

Gjatë një takim me Kryeministrin e Marokut Abdel- Illah Benkiran, gjatë qëndrimit të tij në Strazburg, shefi i qeverisë Sali Berisha përsëriti ftesën që investitorët marokenë të vijnë në Shqipëri, duke nënvizuar veçanërisht si fushë me interes hidro-energjinë.
 

Kryeministri Berisha vlerësoi se është e rëndësishme ndërtimi i një axhende bashkëpunimi me fushat me interes për të dy palët.
 

Kryeministri Benkiran shprehu mbështetjen për propozimin e Kryeministrit Berisha për një axhendë bashkëpunimi për të forcuar më tej lidhjet vëllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve tona.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri Benkiran vlerësoi si shumë të vlefshme eksperiencën e tranzicionit shqiptar, eksperiencë nga e cila mund të mësojë shumë edhe shteti që ai përfaqëson. Në këtë kontekst, marrëdhëniet me Shqipërinë ai i vlerësoi si shumë të rëndësishme, pasi afrimi i dy popujve do t`i shërbejë më mirë konsolidimit të demokracisë marokene.
 

Kryeministri Berisha pasi siguroi Kryeministrin Marekon për qëndrimin e Shqipërisë, e cila njeh i integritetin e Marokut, u ndal në situatën në rajon e në veçanti në Kosovë, ku theksoi se procesi që ka nisur aty është i pakthyeshëm. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha u shpreh se autoritetet shqiptare do ta vlerësonin së tepërmi nëse autoritetet marokene do të merrnin në konsideratë njohjen e shtetit të ri të Kosovës.
 

Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha u ndal në Konferencën e Nivelit të lartë që parashikohet të zhvillohet në Shqipëri në datën 9 nëntor, me rastin e përmbylljes së Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›