'Borxhi i pa shlyer', plagoset me pistoletë emigranti 32-vjecar, plumbi i prek mëlçinë
TIRANË- Një 32-vjecar është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme rreth 17:20 minuta në qendër të Alliasit në Tiranë.
Mësohet se i plagosuri është Erion Coba 32-vjec nga Puka. Burime nga policia e Tiranës thanë për gazetarin e News24, Spartak Koka se 32-vjecari është konfliktuar me një person tjetër në qendër të Alliasit, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka shtënë, duke e plagosur në këmbë dhe gjoks. 32-vjecari është përcjellë me urgjencë në spitalin Ushtarak ku ndodhet ne gjendje të rëndë për jetën, pasi plumbi i ka prekur mëlçinë.
Nga hetimet paraprake mësohet se konflikti ka nisur pas një borxhi që i plagosuri i ka marre autorit. I plagosuri ka jetuar më parë si emigrant në Angli. Pas krimit policia ka arritur te identifikoje autorin e plagosjes. Ai quhet Simon Leka dhe është shpallur në kërkim nga policia. Mësohet se në momentin e krimit i plagosuri po udhëtonte me një motor me targa “TR 910 F”.
(e.m/BalkanWeb)