4 vjet pa Bleonën, nëna: E ‘zhduku’ halla, dyshimi deri sa të vdes. Gjyshi: Pres të kthehet
TIRANË- Bleona Mata sot do të festonte 9-vjetorin e saj, por ajo nuk do ketë mundësi të fryjë qirinjtë e tortës së ditëlindjes pasi prej 4 vjetësh ajo rezulton e zhdukur..., ndërkohë që familjaret i mban gjallë shpresa se një ditë ajo do kthehet.
Bleona Mata ishte vetëm 6- vjeçe, kur u zhduk pa lënë gjurmë në zonën e Zapodit të Kukësit... Pas mbetën kujtimet, shumë dhimbje dhe lot. Në një lidhje telefonike në TV News24 me gazetaren Ola Bruko, Bukurie Mata rrëfen se sot festoi ditëlindjen e vajzës me fëmijë të tjerë. Ajo teksa i rikthehet ngjarjes akuzon shtetin se nuk po bën maksimumin në gjetjen e vajzës së saj, teksa këmbëngul se Qamile Mata halla e Bleonës ka gisht në zhdukjen e vogëlushes së saj.
“Dhimbje e paduruar. Tragjedi shumë e madhe. Pasi shteti nuk mori masat e duhura për gjetjen e Bleonës. Pasi dëshmitare ishin 5 vajza dhe nuk ishin minorene. Dyshimi im nuk me hiqet deri sa të vdes. Ngjarja ndodhi 22 maj të vitit 2010, ditë e shtunë. Ishte marrë nga Qamilja dhe e çoi në majën e Pikëllimës dhe nuk u kthye më. Akuzoj 5 vajzat dhe më shumë Qamilen, autoren e ngjarjes. E dinë ato cfarë kanë bërë. Ato e dinë... Por, shteti nuk ka marrë asnjë masë paraprake, as tortura, as paraburgim. Nga ana ime nuk i ka munguar asgjë Bleonës”, shprehet Bukurie Mata.
Nëna e Bleonës, thotë se nuk ka lënë shtet pa shkelur me qëllim gjetjen e vogëlushes së saj, teksa nuk beson se Bleona është në Shqipëri.
“Rreth e qark botës e kam kërkuar në cdo shkollë, në Gjermani Francë, Frankufurt...nuk kam lënë vend pa shkel për atë fëmijë. Kam frikë se Bleona ka mbetur viktimë e 5 vajzave. Është kohë ë gjatë dhe nuk ma merr mendja se ndodhet në Shqipëri. E kam festuar ditëlindjen me moshatarët e Bleonës, pasi Bleona ka munguar në ditën më të bukur të ditëlindjes së saj...në ditëlindjen e saj”, rrëfen e pikëlluar Bukuria.
Nga ana tjetër, në një komunikim me gazetaren Ola Bruko, gjyshi i Bleonës, Zenel Mata i cili jeton me kujtimet e mbesës, thotë se nuk i ka humbur shpresat për gjetjen e saj, teksa i bën apel organeve të Prokurorisë të zbardhen ngjarjen për të vërtetuar se nuk kanë gisht në zhdukjen e Bleonës.
“Ndihemi keq...në vend që të festojme ditëlindjen e përkujtojmë. Ne vend se të dëgjojmë kënget dhe recitimet e Bleonës ne e kujtojmë. Te pikëlluar ndihemi. Tani kemi mbetur unë dhe plaka. Gjithë natën dhe gjithë ditën mendjen dhe zemrën e kemi atje. Ku shkoi tek shkoi. Na mungon shpirti e ardhmja dhe shpreesa për jetën. Organet Prokurorisë nuk janë treguar të mirë, ose kanë lidhje. Nuk i akuzoi drejtpërndrejtë, por kështu mendoj pasi ngjarje bën bujë dhe duhet të hetohet taman. Deri sa jam unë gjallë dhe ajo do jetë gjallë. E them me bindje dhe shpresë se ajo do kthehet një ditë. Mendoj dhe kam besim se është brenda Shqipërisë. Organet e hetimit duhet të jenë më korrekte në hetim”, delqaroi Zenel Mata, teksa i pyetur në lidhje me akzuat që Bukurie mata ka ndaj hallës së Bleonës, ai theksoi se përgjegjësia e parë bie mbi nënën pastaj tek vajzat që shoqëruan vogëlushen në mal.
TvNews 24 dhe BlkanaWeb ishin të parët që treguan një interes të vecantë për vogëlushen Bleona Mata. 6-vjeçarja u zhduk në mënyrë misterioze rreth orës 17:00 të datës 22 maj të vitit 2010, ndërsa për zbardhjen e së vërtetës u angazhuan shumë forca policie. Në momentin e humbjes, vajza ka qenë në shoqërinë e 5 kushërirave. Vajzat pohuan se vogëlushja iu drejtua shtëpisë dhe ato nuk dinin më gjë për fatin e saj. Ndëkohë që Begzim Isa u arrestua më 1 prill 2013 si i dyshuari kryesor për zhdukje ne vogëlushes.
(e.m/BalkanWeb)