E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi i qeverisë përmes bankave, Jakaj: Qeveria, marrëdhënie të drejtë me biznesin

Pa presione, por përmes një dialogu. Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë në Tiranë kërkon nga aleanca e majtë e cila merr mandatin qeverisës në shtator të shlyejë borxhet ndaj biznesit.

Klima e biznesit në vend është shumë e pafavorshme dhe për të rritur sigurinë e sipërmarrjes dhe krijimin e mundësive të reja për biznesin, Nikolin Jaka, thotë se një nga alternativat është dhe dilaogu me bankat e nivelit të dytë për të marrë kredi, ku si grant do jetë qeveria.

Kreu i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në Tiranë, zoti Jakaj tha se me mjaft shqetësim në vend shihen kreditë e këqia që kanë arritur nivelin 25%.

Kreu i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë propozon një marrëdhënie të re qeveri-biznes, që ai e quan një marrëdhënie të munguar gjatë qeverisjes së të djathtës.

Duke i rekomonduar kështu aleancës së majtë që për të tillë bashkëpunim duhet të shmangen favorizimet preferenciale në biznese dhe duhet të ketë një sistem fiskal transparent.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›