E Diel, 1 Nëntor 2026

Përvjetori i vdekjes së Gumes, publikohet video. Agimi i Artë kërcënon me luftë

Publikohet video e pjesmarrjes se perfaqësuesve te Agimit te Arte ne Athine. Video e hedhur ne youtube mban daten 11 gusht kur u zhvilluar ceremonia e perkujtimit te 3 vjetorit të vdekjes së Aristotel Gumës. Ne kete video degjohen qarte edhe deklaratat antishqiptare të përfaqësuesve të Agimit të Artë.

Prane varrit të Gumës, Kristoforos Tsankas ka deklaruar se Agimi i Arte nuk do te ikë nga Himara deri ne çlirimin e saj.

“Po them dy fjale ne emer ne komandantit tone, Nikos Mihaliakos, te kryesise dhe ne veçanti të të ngarkuarit per çeshtjet e helenizmit, Kristo Papa, i cili nuk mund te ndodhet ketu, pasi regjimi i jashteligjshem i Tiranes e ka shpallur ate ‘non grata’ per shkak te aktivitetit te tij patriotik. Por mendja e tij ndodhet ketu me ne. Poeti yne kombetar, Dhionisis Solomos ka shkruar: ‘Mos valle kam gje tjeter ne mendjen time vec lirise dhe gjuhes? Pikerisht kete kishte ne mendje edhe Aristotel Guma. Liri dhe gjuhe, ndaj dhe ra si Hero. Vdekja e tij tragjike tregoi se me te vertete ai u tregua grek dhe vrasesit e tij, tiranë. Eshte fati i grave te Himares te lindin heronj. Dhe eshte fati i kesaj toke qe te mbaje ne gjirin e saj trima. Si njerez na vjen keq per vdekjen e tij. Si greke ne mbajme ne zemrat tona kujtimin e tij, sepse vdekja e tij tregoi madheshtine e burrit. Kriminelet qe i hoqen jeten, nuk mund t’i perdhosin emrin, i cili do te mbetet i perjetshem. Ai humbi jeten per te fituar perjetesine. Zonja dhe zoterinj, Agimi i Artë nuk vjen ne Himare per te ikur. Bejme nderime mbi varrin e tij dhe premtojm se do te vazhdoje luften, deri ne momentin e çlirimit. Rrofte Kombi!”tha Tsankas.

Përvjetori i trete i vdekjes se Aristotel Gumes u shoqerua dhe me incidente diten e djeshme, ndersa ne ceremoni u kendua edhe himni grek.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›