E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi publik i Kosovës shkon në 410 milionë euro

Kosova vazhdon të ketë nivel mjaft të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të Eurozonës, vetëm rreth 8.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Por tendenca e rritjes së këtij borxhi është e madhe.

Viti 2012 ka shënuar një rritje të madhe të borxhit publik, krahasuar me një vit më parë, apo rreth 60 për qind. Raportet e fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se vetëm gjatë vitit të kaluar 156.32 milionë euro janë marrë borxh nga Qeveria e Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Prej tyre 73,3 milionë euro është borxh i brendshëm e që është marrë vetëm gjatë këtij viti të kaluar dhe pjesa tjetër borxh i jashtëm./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›