E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori jolegjitim, pezullon nga puna drejtorin ligjor të AKP-së

Shkelzen Lluka është kujdesur që t’ia kujtojë Reshat Fetahut se është i sëmurë. Për këtë nuk i ka dhënë pushim mjekësor, por e ka pezulluar nga puna. E ka bërë këtë pak ditë pasi Fetahu si drejtor ligjor në Agjencinë Kosovare të Privatizimit ka dhënë një opinion se Lluka nga 26 janari ligjërisht nuk është më drejtor menaxhues i AKP-së.

Sëmundja e Fetahut është përmendur si argument “për lëshimet e tij në punë” në një vendim për pezullim me pagesë nga puna për dy muaj që mban datën 1 shkurt 2013, i nënshkruar nga drejtori menaxhues i AKP-së, Lluka, të cilit i ka skaduar mandati më 26 janar. Kjo nuk e ka penguar atë që të ndërmarrë këso masash disiplinore. Në vend të tij ka emëruar si ushtrues detyre, më 4 shkurt, Ahmet Kasumin, shkruan Koha ditore.

“Vendim që nëpunësi Reshat Fetahu – drejtor i Departamentit ligjor në Agjencinë Kosovare të Privatizimit të pezullohet nga të gjitha veprimet (me pagesë) në kohëzgjatje prej dy muajve në Agjencinë Kosovare të Privatizimit”, shkruan në këtë vendim që ka siguruar gazeta.

Reshat Fetahu ishte ankuar për pronat që mori Manastiri i Deçanit. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›