E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi qellon me pistolete kusheririn

24/09/2010Dy shtetasit debatuan ashper ishin dhe fqinj. Largohet autori

Viktima rende ne spital. I kishte prej kohesh nje borxh te pashlyer

DURRES- Eshte plagosur me arme zjarri nje 50-vjecar ne fshatin Shenvlash 6-7 km nga Durresi. Bardhok Ndoj 50 vjec nga Mirdita banor i lagjes Mirdita ne Shenvlash eshte qelluar me arme zjarri tip pistolete pas nje konflikti per motive te dobeta. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14.50 minuta ndersa autori i krimit dyshohet te jete shtetasi Mark Haxhija i cili pas kryerjes se aktit eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe nga veprimet e para rezulton se 50-vjecari ka marre plage te renda ne trup. Ai i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale ne pjesen e kraharorit ngase eshte goditur me disa plumba. Policia thote se ka mundur te identifikoje autorin e ngjarjes i cili dyshohet te jete shtetasi Mark Haxhija. Krimi thuhet se ka ndodhur per shkak te nje borxhi te pashlyer qe viktima i kishte vrasesit. Dje rreth ores 15.45 ne lagjen Miredita ne Shenvlash eshte qelluar me arme zjarri pistolete shtetasi Gjovalin Ndoj i cili njihej edhe me emrin Bardhok Ndoji. Sherri qe me pas ka degjeneruar ne perdorimin e armes se zjarrit eshte bere nje borxh i vjeter qe i plagosuri i kishte kusheririt te tij. Policia ka thene se autori qe ka bere plagosjen e rende eshte shtetasi Mark Haxhija afro 40 vjec nga e njejta lagje. Dy burrat kane debatuar gjate ne oret e drekes ne lokalin aty prane qe mban emrin e lagjes ngase zona eshte e populluar pergjithesisht me te ardhur nga Mirdita. Lokali dhe shtepia e te plagosurit jane fare prane dhe i gjithe sherri eshte degjuar edhe nga pjesetare te familjes se Ndojit. Nuk eshte thene se sa ishte shuma e borxhit qe eshte bere shkak per kete plagosje por mesohet se palet jane grindur disa here ngase Gjovalin Ndoji nuk i ka kthyer shumen te cilen i detyrohej shtetasit Mark Haxhija. Me pas ata kane lene lokalin dhe jane drejtuar per ne shtepine e 50-vjecarit duke nxehur me shume llafet. Mark Haxhiaj gjate kesaj kohe ka humbur kontrollin e vetes dhe ne pamundesi te vetepermbajtjes ka nxjerre pistoleten dhe ka shtene drejt 50-vjecarit. Haxhija eshte larguar nga vendi i ngjarjes me nje motociklete tip Scuter me ngjyre te kuqe kurse viktima e tij eshte transportuar per ne spital ku edhe i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale. Mjeket nuk kane dhene shpresa ngase Gjovalin Bardhok Ndoji ka marre plumba ne kraharor. Xh. Gradica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›