E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla Topalli ka shkelur kater nene te Kodit Penal

24/09/2010Tre akuzat penale te kryeparlamentares

Kryetarja e Kuvendit ka qene dje e akuzuara e opozites per tri vepra te renda penale shperdorim te detyres kryerje te verimeve arbitrare dhe falsifikim dhe nderhyrje ne sistemet kompjuterike. Deputeti i PS-se Taulant Balla renditi veprat penale qe sipas tij shtetasja Jozefina Topalli kishte kryer ne bashkepunim me te tretet lidhur me procesin e votimit te dekretit te Presidentit per pronat. Ai tha gjithashtu se kryeparlamentarja ka konflikt te paster interesi me kete ligj. Cilat jane veprat penale qe ka kryer shtetasja Jozefina Topalli ne bashkepunim me te tretet Ne baze te Kodit Penal dhe Kodit te Procedures Penale shtetasja Jozefina Topalli duhet te akuzohet per shperdorim te detyres neni 248 i Kodit Penal per kryerje te verimeve arbitrare neni 250 i Kodit Penal per falsifikim dhe nderhyrje ne sistemet kompjuterike neni 186 paragrafi a dhe 293 paragrafi c. Keto jane vepra te pastra penale te kryera nga nje shtetase me nje pozicion shteteror ne dem te interesave publike per perfitime jo vetem materiale por dhe jomateriale. Materiale sepse Jozefina Topalli ka konflikt te paster interesi me ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave - theksoi Balla. Duke komentuar te tjera sjellje te Kryetares Topalli deputeti i majte permendi edhe kontrollin e audios prej saj. Drejtuesja e seances arrin te kontrolloje volumin e mikrofonave te deputeteve. Kur flasin deputetet e mazhorances e ngre dhe e ul kur flasin ata te opozites. Ky parlament eshte bere si pub-i i lagjes kur DJ Xhozi e ngre dhe e ul zerin sa here do - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›