Borxhi reformat mund ta lehtesojne

Borxhi shqiptar i kushton aktualisht mesatarisht 7 për qind të PBB-së në vit shtetit dhe kostoja e tij pritet të rritet në vitet e ardhshme, por disa ekspertë besojnë se reforma të thjeshta liberalizuese mund të mjaftojnë për ta lehtësuar këtë kosto.
Siç informon e përditshmja “Shqip” në numrin e saj të ditës së premte, qeveria pritet të shpenzojë vitin e ardhshëm rreth 500 milionë dollarë për të paguar interesat e borxhit. Shumica e këtyre parave u shkon bankave kryesore në vend, të cilat dominojnë tregun.
Norma e tyre reale e fitimit vlerësohet shumë e lartë në krahasim me koston e lekut në tregun e depozitave. Bankat kanë fuqi të ndjeshme në këtë treg, gjë që pranohet edhe nga vetë Ministria e Financave, si dhe nga Autoriteti i Konkurrencës. Borxhi i brendshëm është 437.6 miliardë lekë në Shqipëri, e barabartë kjo me 50 për qind të depozitave.
Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka hetuar tregun e bonove të thesarit vitin e kaluar, ka dalë në konkluzionin se: “Tregu primar ka barriera hyrje për shumën minimale të pjesëmarrjes për individët dhe zhvendosja e sportelit të shitjes së bonove në tregun primar nga Banka e Shqipërisë te bankat e nivelit të dytë që nga viti 2005 ka rritur barrierat e hyrjes dhe kostot e pjesëmarrjes në ankandet primare të bonove të thesarit për individët dhe bizneset e vogla. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur në favor të depozitimit të fondeve për investime në tregun primar të bonove të thesarit në sportelin e Bankës së Shqipërisë si një mundësi për akses direkt në tregun primar të bonove të thesarit nga individët dhe SME-të”.
Pesha e bankave në tregun e bonove ishte veçanërisht e ndjeshme këtë vit, kur qeveria rriti huamarrjen si pasojë e krizës dhe rrjedhimisht, interesat u rritën, pavarësisht faktit se depozitat qenë rritur gjithashtu.
Rekomandimet për të rritur konkurrencën dhe për të ulur interesat e borxhit publik janë të thjeshta; qeveria duhet të marketizojë më mirë për publikun e gjerë mundësinë e investimit në borxhin publik, duke ofruar produkte të përshtatshme për publikun e gjerë, prag të ulët pjesëmarrjeje apo duhet të hapë për publikun shqiptar mundësinë e investimit në bondet në euro të qeverisë, të cilat janë emetuar përkundrejt interesit prej 7.5 për qind, por që nuk shiten dot për shqiptarët, pasi vlera minimale e investimit është 50 mijë euro dhe vendi i vetëm ku mund të blihen janë bursat ndërkombëtare.
Një pjesë e këtyre bonove në euro janë blerë nga bankat që veprojnë në Shqipëri, të cilat në këtë rast nuk e shohin shumë me leverdi që të kërkojnë kredimarrës të vlefshëm mes kompanive dhe familjeve shqiptare, për shkak se qeveria ofron një investim me interes të lartë e pa rrezik.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Ligji i ri për bankat
Kuvendi miratoi me konsensus një ligj, i cili ndalon bankat në Shqipëri, të transferojnë pasuri apo kapitale tek bankat e tyre mëma jashtë vendit, kur ato ndodhen në vështirësi financiare. Kredia, Bode fluturon në Abu Dhabi
Qeveria i hapi rrugë dje marrëveshjes së financimit për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, vepër e konsideruar me rëndësi, pas asaj të Durrës-Kukës. Malaj: Ulja e borxhit, me çdo mënyrë
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ish-ministër i Financave, deklaroi së fundmi se ulja e borxhit publik shqiptar ka rëndësi parësore dhe çfarëdolloj mënyre që të përdoret për ta realizuar këtë, është e pranueshme. Eurobondet shqiptare “fluturojnë” në 11%
Bondet shqiptare të emetuara në euro po shkëmbehen aktualisht në tregun dytësor ndërkombëtar me 11 për qind, ose afro 4 për qind më lirë nga çmimi i tyre i emetimit prej 7.5 përqindësh. Fullani në krye të Bankës së Shqipërisë
Komisioni i Ekonomisë miratoi me votat e maxhorancës dekretin e Presidentit për emerimin e Ardian Fullanit si guvernator të Bankës Qëndrore edhe për një mandat të dytë.
Lajmet kryesore
Trafikantët, zjarr me policinë greke
Ngjarja ndodh vetëm 300 metra nga kufiri
METE, 9 në pranga për korrupsion
Rama në “Top Story”: Të vërtetat e Kurbanit
SHBA: Të shqetësuar nga ngërçi politik