E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikantet zjarr me policine greke


Katër persona të paidentifikuar qëlluan me armë automatike ndaj policisë greke, në një betejë disa minutëshe në orët e parë të mëngjesit të sotëm, pranë kufirit greko-shqiptar.

Ngjarja ndodhi vetëm 300 metra nga pikëkalimi i Qafë Botës, në vendin e quajtur Loridha, midis Konispolit dhe Igumenicës. Duke përfituar nga errësira, personat që besohet se ishin shtetas shqiptarë, mundën të arratiseshin në brendësinë e territorit tonë.

Gëzhoja kallashnikovi dhe thasë të braktisur hashashi, me peshë prej 337 kilogramësh janë gjetur në vendngjarje.

Në komunikatën e policisë greke mësohet se pas sinjalizimit të marrë nga një peshkatar vendas, një patrullë policie rrethoi katër trafikantët, me qëllim që të kontrollonte nëntë thasët që ata transportin, por morrën si përgjigje për thirrjet e tyre për të ndaluar vetëm plumba.

Sipas burimeve zyrtare, ndërhyrja ishte planifikuar me kujdes dhe trafikantët mundën të largoheshin vetëm falë njohjes shumë të mirë të terrenit, gjë që bën të mendohet se rruga ishte bërë shumë herë prej tyre më parë.

Nga shkëmbimi i zjarrit, të paktën në vendngjarje, nuk janë konfirmuar viktima. Drejtoria e policisë së Epirit tha për Top Channel se ka kontaktuar edhe me autoritetet kufitare shqiptare, për t’i informuar lidhur me situatën dhe emrat e të dyshuarve si autorë të kësaj ngjarje.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Familjarët: Ekstradoni Kumbaron
Familja e biznesmenit të zhdukur shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha, vazhdon t’i bëjë thirrje drejtësisë së Shqipërisë që të ekstradojë nga Anglia, Ilir Kumbaron, i dyshuar për vrasjen e tij. Zhvarrosen viktimat e 1997-s
Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për një çështje të bujshme në këtë qytet që i përket vitit 1997. Lezhë, aksidentet, dy viktima
Dy aksidente pothuajse në të njëjtën kohë por në vende e ndryshme u kanë marrë jetën dy personave, një 40 vjecari dhe një fëmije 14 vjecar. Vlorë, lirohet ish-kreu i hipotekës
Ish-kreu i hipotekës së Vlorës, Edmond Banushaj, i arrestuar ditën e mërkurë nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, u la i lirë vetëm 24 orë pasi u prangos. Banda e Durrësit, nis mbrojtja e të pandehurve
Një muaj pas leximin të pretencës së prokurorit, avokatët mbrojtës të të akuzuarve si anëtarë të bandës së Durrësit, kanë nisur leximin përfundimeve në mbrojtje të klientëve të tyre.

Lajmet kryesore

Borxhi, reformat mund ta lehtësojnë
Sugjerimi: Të liberalizohet tregu i bonove
METE, 9 në pranga për korrupsion
Rama në “Top Story”: Të vërtetat e Kurbanit
SHBA: Të shqetësuar nga ngërçi politik

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›