Bosch : Korrupsioni problem më disa sektorë në Shqipëri

Korrupsioni mbetet ende problem në shumë sektorë të jetës në Shqipëri. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, duke folur në konferencën për luftën ndaj këtij fenomeni, tha se angazhimi i institucioneve nuk është i mjaftueshëm. Sipas kreut të OSBE-së, situata më serioze për korrupsionin mbetet për çështjen e pronës, për të cilën ekziston një bazë ligjore e paqartë dhe praktitat korruptive janë vështirë të ndalohen.
Por për Bosch shqetësim serioz përbën edhe financimi e partive pasi mungojnë instrumentet për hetimin e financimit. Kreu i OSBE-së tha se edhe gjyqësori duhet të jetë plotësisht i pavarur sepse se rastet e korrupsionit në administratë i zgjidh vetëm ky institucion. Ai tha se ka një mungesë transparence në këto raste, gjë që rrit dyshimin ndaj gjyqësorit. Ndërkaq përfaqësuesi i Prokurorisë në konferencë, Arben Kraja tha se korrupsioni ekziston në të gjitha nivelet, por pengesë për luftën ndaj tij është imuniteti si në politikë edhe në gjyqsor, pasi ky fenomen nis nga nivelet e larta.