Laç/ Aksident, vdesin 2 të rinj

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy të rinjve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fushë Krujë- Laç. Dy të rinjtë, Fatjon Deda dhe Erjon Thaçi po udhëtonin me një çiklomotor, i cili ka devijuar, dhe për pasojë dy të rinjtë kanë mbetur të vdekur në vend. Ekspertët rrugorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por nuk kanë përcaktuar ende shkaqet e ngjarjes.