E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosnja do të ndryshojë Kushtetutën

Sot parlamenti i Bosnjes filloi procedurat për të ndryshuar Kushtetutën e vendit që sipas Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut  diskriminon çifutët dhe romët, të cilët i ndalon të kandidojnë për poste të larta.

Zyra e shtypit të parlamentit të Bosnjes bëri të ditur se një përfaqësues i grupit të 13 partive parlamentare është i ngarkuar që të propozojë mbledhjen e parlamentit para datës 30 nëntor, amendamentet kushtetuese, si dhe amandamentet e nevojshme për të ndryshuar ligjin zgjedhor

Reforma është një nga kushtet kryesore për Bosnjën, për të marrë statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›