Rusia paralajmeron Serbine

Ambasadori i Rusisë në NATO, Dimitry Olegovic Rogozin, thotë se Moska është e shqetësuar se Serbia për të hyrë në NATO mund te ndryshojë qëndrimin për Kosovën.
Rogozin pohon se Serbia nuk mund të pretendojë te bëhet pjesë e Aleancës, sepse hyrja në NATO është e pamundur për shkak të situatës me Kosovën. Siç sqaron dhe Rogozin, anëtarësimi ne NATO nuk u lejohet shteteve që kanë kundërshtime territoriale.
“Dua të theksoj se për të hyrë në NATO, Beogradi duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Njëra pa tjetrën është e pamundur. Moska shqetësohet se Serbia për shkak të hyrjes në NATO mund ta ndryshojë qëndrimin e vet ndaj Kosovës dhe në këtë mënyrë të na çojë në një situatë të pazakontë dhe të pakëndshme”, ka thënë Rogozin për gazetën “Politika”.