Bosnja planifikon dërgimin e trupave në Afganistan
"Presim që vitin e ardhshëm të kemi trupat tanë në ISAF'', deklaroi sot ministri boshnjak i Mbrojtjes, Selmo Cikotiç.Ai shtoi se ministria që përfaqësonte po përgatiste një plan që do t'i bëhej i ditur presidencës trepalëshe të vendit për një njësi ushtarake në ISAF. Media lokale thotë se kjo njësi mund t'i bashkohet trupave gjermane apo turke që janë në Afganistan. Cikotiç theksoi se numri i trupave që do të dërgohen në Afganistan do të jetë mbi 100.