Pakistan, 33 të vdekur nga shpërthimi në Karaçi
"Bilanci ka arritur në 33 të vdekur dhe më tepër se 60 të plagosur", deklaroi sot Saghir Ahmad, ministër i Shëndetësisë i provincës Sind, në Karaçi. Në bilancin e fundit, të bërë publik të hënën, deklaroheshin 30 të vdekur. Dita e sotme është shpallur ditë zie në qytet, ku qarkullimi dhe lëvizja e njerëzve ishte jashtëzakonisht minimale mëngjesin e sotëm. Varrimet e viktimave do të zhvillohen gjatë ditës së sotme. Kamikazi, trupit i të cilit u gjet në vendin e ngjarjes, ka përdorur rreth 16 kilogramë lëndë eksplozive tepër të fuqishme.