E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnja shpall listën anti-Shqipëri

Pavarësisht faktit se mund të pezullohet përfundimisht nga veprimtaritë europiane, trajneri i Bosnjes, Safet Susiç, ka shpallur dje listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet kundër Rumanisë më 3 qershor dhe Shqipërisë më 7 qershor. Emri që spikat në listë, është ai i Sejad Salihoviç, por nuk mungojnë as yjet Xeko, Ibiseviç, Pjaniç, etj. Ja dhe lista e plotë: Në portë: Hasagiç, Sehiç, Avdukiç. Në mbrojtje: Vranjes, Talon, Spahiç, Mravaç, Mjuxa, Subasiç, Besiç. Në mesfushë: Pjaniç, Salihoviç, Rahimiç, Misimoviç, Luliç, Medujanin, Shtiliç, Maletiç dhe Zeç. Ndërsa në sulm janë grumbulluar: Zeko, Muslimoviç dhe Ibiseviç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›