E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje Klinton Ndarja e vendit nuk eshte zgjidhje

sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ftoi te gjitha forcat politike ne Bosnje te lene menjane ndasite etnike dhe te punojne per realizimin e reformave te nevojshme per integrimin euroatlantik te vendit.

Duke folur ne nje takim me studentet ne Sarajve Klinton tha se shperberja e Bosnjes nuk eshte zgjidhje dhe se SHBA kundershtoje kedo qe do te coje vendin ne kete rruge. Ajo u shpreh me tej se eshte koha qe te forcohen institucionet demokratike dhe te thellohet paqja mes fqinjeve.

Pas bisedes me studentet zyrtarja e larte amerikane zhvilloi nje takim me perfaqesuesit e presidences trepaleshe te Bosnjes te cileve u kerkoi veprime konkrete per te cuar vendin drejt stabilitetit.

Sarajeva ka qene ndalesa e pare e Clintonit ne turneun e saj treditor ne Ballkan. Gjate pasdites ajo do te shkoje ne Beograd ku do te bisedoje me udheheqesit me te larte shteterore te Serbise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›