E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi SHBA te ndermjetesoje ne bisedimet me Serbine

Institucionet e Kosoves do te kerkojne te merkuren nga sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton qe krahas Bashkimit Evropian te ndermjetesojne ne bisedimet ne mes Prishtines dhe Beogradit edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Ushtruesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi tha se SHBA kane qene te perfshira ne te gjitha proceset ne Kosove dhe ky rol i tyre duhet te vazhdoje edhe me tej. Krasniqi theksoi me tejh se nuk do te kete bisedime me Beogradin deri ne krijimin e institucioneve te reja.

Ceshtja e bisedimeve sipas te gjitha gjasave u mbetet institucioneve qe do te dalin nga zgjedhjet e reja. Per tema te reja nuk shoh asnje pergatitje qe eshte bere nga asnje pala duke perfshire edhe Bashkimin Evropian tha Krasniqi.

Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Klinton do te mberrije te merkuren ne Kosove per nje vizite nje ditore. Nje nder temat kryesore te takimeve te saj me autoritetet kosovare do te jene bisedimet e ardhshme me Serbine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›