Bosnje, akuzohet per vrasjen e 22 civilëve, arrestohet
SARAJEVE- Një ish komandant ushtarak mysliman në Bosnje është arrestuar pasi dyshohet për vrasjen e 22 civilëve kroatë gjatë luftës në periudhën 1992 – 1995. Zulfikar Alispago, i dyshuar për vrasjen e 22 civilëve kroatë gjatë luftës në periudhën 1992 – 1995.Sipas prokurorëve boshnjakë Zulfikar Alispago kishte udhëhequr brigadën speciale të armatës së Bosnjës, e cila kishte dorë në krimet e luftës në vitin 1993.Sipas organit të akuzës njësia ka kryer “krime të luftës kundër popullatës civile dhe kundër të burgosurve të luftës në fshatin Trushina” në pjesën jugore të Bosnjë Hercegovinës.(s.g/BalkanWeb)