E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora mban të izoluara zonat malore te vendit

TIRANE- Temperaturat e ulëta, me reshje bore në juglindje të vendit dhe ngrica në veri dhe verilindje kanë shoqëruar gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm gjithë vendin. Ndërsa shërbimet metereologjike parashikojnë për nesër dhe 3 ditët në vazhdim një rritje me 2- 3 gradë të temperaturave, por dhe një ndryshim të motit. Dielli i sotëm për ditët e ardhshme do të fshihet sërish pas vranësirave dhe reshjeve të shiut. Sot në verilindje të vendit, reshjet e borës janë ndërprerë, por temperaturat e ulëta kanë shkaktuar ngrica në rrugë dhe akuj. Në Kukës komunat Zapod, Arrën, Grykëcaj janë të bllokuara prej 6 ditësh. Reshjet e dëborës janë ndërprerë ndërsa ngricat krijojnë vështirësi qarkullimi brenda dhe jashtë qytetit të Kukësit. Lëvizja e automjeteve mund të bëhet vetëm me zinxhirë. Mësohet se temperaturat për sot shënohen nga 0- -7 gradë celcius.Në Bulqizë dhe në Dibër NEWS24 informon se nuk ka reshje bore, por probleme me ngricat. Komina e Lurës, Kalaja e Dodës, Kastriot dhe Tomil të qarkut të Dibrës janë të bllokuara nga bora.Në Bulqizë janë të bllokuara komunat Ostren, Zercan, Selishtë. Në Martanesh është e izoluar komuna Krastë, ndërsa në Mat ëshë e bllokuar komuna Xibër. Në komunën Tërnovë, dy fshatra me rreth 160 banorë janë të bllokuar nga bora prej 10 ditësh. Trashësia e borës arrin në 1.5 metër.Në Pukë, në veri të vendit, reshjet janë ndërprerë ndërsa problem shkaktojnë ngricat.Qarkullimi në akset Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe Qafë Mali Bajram Curri kryhet vetëm me zinxhirë, ndërsa aksi Bardhok-Iballë vazhdon të mbetet i bllokuar sikurse e gjithë komuna prej 9 ditësh.Në Mirditë rezultojnë të bllokuar si pasojë e trashësisë së borës, disa fshatra të komunës Fan dhe Orosh. Dy fshatra të komunës Fan janë tërësisht të izoluar, pasi rrjedha e lumit Fan ka shkatërruar dy ura këmbësorësh. Rreth 250 familje të cilat banojnë në fshatin Zajes dhe Peshqesh nuk kanë komunikim me pjesën tjetër të vendit.Në juglindje reshjet e borës kanë vijuar me intensitet edhe mëngjesin e sotëm në Korcë dhe Pogradec. Lëvizja e mjeteve në akset Korce-Drapovicë, Qafë Thanë-Qafë Plloc, Korcë-Ersekë, Korcë-Kapshticë kryhet vetëm me zinxhirë, ndërsa mbeten të bllokuara komunat Dardhë dhe Voskopojë. Në Korcë temperaturat sot do të variojnë nga -1- -6 gradë celcius.Nga të dhënat meteorologjike të institutit metereologjik italian temperaturat do të rriten duke filluar nga dita e nesërme, pasi dhe moti i sotëm me diell, do ti lërë vendin motit me vranësira dhe shi cka do të sjellë dhe një rritje të temperaturave me 2 – 3 gradë.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›