Ne shtator ne qendrat rajonale do te nise shperndarja e medikamentit baze per pacientet e dializes
Mbi 300 paciente ne rrethe te ndryshme te vendit qe trajtohen me dialize do te perfitojne falas ne fillim te muajit shtator ilacin baze per trajtimin e tyre. Gjate ketij muaji do te nise shperndarja e medikamentit Eritropoetin ne te gjitha qendrat shendetesore ne rrethe. Pacientet e dializes gjithashtu do te marrin sherbimin e plote dhe te nevojshem ne spitalet e rretheve ku banojne. Ministria e Shendetesise ka bere te ditur se rreth 300 persona qe i nenshtrohen dializes ne rrethe do te perfitojne gjithashtu transport falas nga vendi ku banojne deri ne qendren rajonale me te afert te dializes gjate kohes qe duhet te marrin sherbimin. Kete fakt e konfirmoi dje ne nje konference per shtyp zedhenesja e Ministrise se Shendetesise Alisa Demollari. Demollari u shpreh se ky ishte propozim i ministrit te Shendetesise Vasili dhe miratim i bordit drejtues te Institutit te Sigurimeve e te Kujdesit Shendetesor mbas takimit te ketyre te fundit me perfaqesues rajonale te kesaj kategorie qe perfiton nje trajtim dialitik dhe per te evituar ardhjen e te semureve ne Tirane per marrjen e medikamentit. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili vendosi gjithashtu shfuqizimin e Urdhrit Nr. 443 date 03.08.2010 dhe ka urdheruar drejtorite e spitaleve qe bazuar ne listen e te semureve te miratuar nga qendra ku ofrohet sherbimi i dializes dhe sipas vleresimit te drejtorit te spitalit te sigurojne transportin e te semureve nga vendi i banimit ne qendren e dializes dhe anasjelltas nepermjet automjeteve te transportit te spitalit apo atyre te sherbimit urban-publik e privat duke rimbursuar koston e transportit - tha Demollari. Sipas zedheneses vendimi u mor ne vleresim te problematikave te tyre nder te cilat dhe disa shqetesime qe kane te bejne me transportin dhe aksesin e kufizuar ne disa raste per mjete te sherbimit publik vecanerisht per ata qe marrin sherbimin mjaft larg baneses se tyre.
Trajtimi
Ne Shqiperi jane me shume se 450 persona adulte qe vuajne nga insuficienca renale sic njihet ndryshe mosfunksionimi i organit te veshkes qe e kane te domosdoshem trajtimin me dialize. Mbi 300 nga keta paciente qe i nenshtrohen ketij procesi jane nga rrethe te ndryshme te vendit. Ata shpesh detyrohen te udhetojne per ne Tirane per shkak te mungeses se medikamenteve dhe ne menyre qe te marrin trajtimin e plote. Sipas statistikave cdo vit ne vendin tone rritet numri i personave qe duan te kryejne dialize gjithashtu do te rritet edhe me shume dhe vlera e kostos se dializes. Per kete arsye mjeket specialiste mendojne se duhen hapur ne vazhdim reparte te reja qe trajtojne keta te semure. Qellimi i dializes ne vetvete eshte qe ti ndihmoje pacientet ne momentet kritike per jeten por jo te vazhdojne dializen deri ne pafundesi. Ne Pavijonin e Nefrologjise ne QSUT punohet me turne per tiu ardhur ne ndihme te semureve qe kane nevoje per sherbimin e dializes dhe per ata qe jane ne stadin e fundit. Dializa ruan parametrat vitale te organit te veshkes derisa pacienti te behet gati per zevendesimin e saj. Aparati i dializes kryen te njejtin funksion me organin e veshkes por sherbimi nuk mund te zgjase pergjithmone. Te semuret kronike dializohen ne baze te nje programi nje dite po nje dite jo derisa pacienti ti nenshtrohet transplantimit. Sa me i demtuar te jete organi i veshkes aq me e shpeshte eshte dializa.
Apeli
Pacientet qe trajtohem me dialize ne Pavijonin e Nefrologjise ne QSUT u bejne apel instancave kompetente te rifillojne transplantimet. Sipas tyre ata nuk mund te vazhdojne te marrin sherbimin e dializes perjetesisht sepse kjo i kushtezon ne kryerjen e nje jete normale. Pacientet tregojne se kjo do te ishte zgjidhja me e mire per ta madje disa prej tyre shprehen se familjaret e tyre kane dale vullnetare per tu dhuruar organin e veshkes por qe mungojne mjeket per te kryer transplantimin. Burimet zyrtare nga Drejtoria e QSUT-se bejne me dije se kerkesa per transplantimin e veshkes jane te shumta dhe se shqiptaret po vuajne gjithnje e me shume nga semundjet e veshkave. Cdo vit regjistrohen 180 paciente te rinj qe vuajne nga insuficienca renale dhe qe kane nevoje per dialize. Jane me dhjetera paciente qe presin te realizojne transplantimin e veshkave ne sistemin publik sepse ne ate privat nuk i perballojne dot kostot por me sa duket kjo ka mbetur vetem nje enderr per ta. Premtimi se do te ofrohej te pakten nje transplantim ne muaj ka mbetur vetem premtim.
Studimi i ISHP-se 2 e popullsise rezulton cdo dite e dehur adoleshentet e fillojne alkoolin qe 13 vjec
Nga nje studim i fundit qe ka kryer Instituti i Shendetit Publik me rreth 3000 persona ne te gjithe Shqiperine lidhur me konsumin e alkoolit rezultoi se 2 e popullsise jane cdo dite te dehur. Ne kete raport gjithashtu thuhet se 5 e personave qe konsumojne alkool sistematikisht dhe mbi normat e lejuara jane adoleshente te moshes 15-16 vjec. Sipas rezultateve shqetesues eshte gjithashtu fakti se 5 e femrave ne vend konsumojne alkool sistematikisht. Shifrat alarmante te ISHP-se shprehen se rreth 40 e meshkujve nga mosha 25 deri ne 50 vjec jane alkoolpires. Sipas studimeve 9 e te gjitha semundjeve vijne si rezultat i konsumit te pijeve alkoolike. Konsumi i alkoolit rrit gjithashtu mundesine e semundjeve kancerogjene ne organet e brendshme rrezikun per atakun kardiak ne zemer hemorragji cerebrale hipertension etj. Konsumi alkoolit stimulon gjithashtu dhunen dhe sipas studimeve eshte shkaktar per 2/5 e rasteve te dhunes qe ndodhin ne vend.
29 Gusht 2010