E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bossi asnje dite ne Shqiperi.Mori diplomen per nje vit

Renzo Bossi nuk kishte shumë lidhje me shkollën. Kjo kuptohet më së miri nga historiku i kualifikimeve të tij të vështira dhe false.

Në korrik të vitit 2009, kur ishte 21 vjeç mori pas katër tentativash të dështuara “diplomën e pjekurisë”, ndërsa atë të shkollës së lartë, nga 'Universiteti Kristal', ne qendër në Tiranë, me 29 shtator të vitit 2010.
Kishte kaluar pak më shumë se një vit, nga çertifikimet akademike dhe Renzo me numer amze 482, mori me nota te mira,8, 9 apo 10-a, 29 provime ne Fakultetin e Menaxhim-Biznesit ne Degen e Ekonomise ne 'Universitetin Kristal'. Te gjitha ne shqip, pa ditur asnje fjale ne gjuhen tone.

Sipas dosjes “The Family”, qe ndodhet në duart e prokuroreve të Napolit dhe Milanos, rezulton qe 24-vjeçari te kete shlyer ne nje vit te gjithe provimet e parashikuar për tre vjet ne 'Universitetin Kristal'.

Po a ka qendruar ndonjehere ne Shqiperi, Renzo Bossi, djali i Umberto Bossi-t udheheqesit te Lidhjes se Veriut, apo “Lega Nord-it", i njohur për deklaratat e forta kundra emigracionit, madje dhe kundër shqiptarëve?  

Hetuesit italianë duan te hedhin dritë mbi fondet e paguara për diplomen e “Trotës” apo “Krapit” sic njihet ndryshe djali i Umberto Bossi-t. Etiketim qe lidhet me inteligjencen e tij.Në kasafortën e Francesko Belsito-s, ish-financierit te Lidhjes së Veriut, më pas i përjashtuar prej saj u zbulua dosja “The Family” ku gjet edhe diploma shqiptare e Renzo Bossi-t.  

Nga pergjigjet telefonike, mes Belsito-s, i lidhur me Ndrangeten, dhe Nadia Dagrada-s, pergjegjese per ceshtjet administrative te partise, flitej per shpenzimet e Ligës- ku vec gjobave, vizitave mjeksore, ristrukturimeve apo makinave, shfaqet edhe diploma shqiptare e djalit te Umberto Bossi-t. Por nuk mjafton kaq, rezulton edhe nje diplome e dyte e “Universitetit Kristal” për Pierangelo Moskagiuro, truproja e zv/presidentes se Senatit Rozi Mauro, e larguar nga Lega Nord. Ai u diplomua per Sociologji, ne Fakultetin e Shkencave Politike.

“Kristali”, Ministria: Do të verifikojmë

Ministri i Arsimit nuk ka bërë asnjë deklaratë publike, pas skandalit ndërkombëtar, të bërë publik nga mediat italiane, ku denoncohej trafikimi i diplomave nga "Universiteti Kristal".

Në Zyrën e Shtypit thuhet se do të nisë një verifikim në këtë universitet, i cili ka mbyllur dyert për çdo gazetar që kërkon një informacion mbi këtë çështje.

Ish-rektori i këtij universiteti Maringlen Spiro ka pranuar përmes nje telefonate se ai ka firmosur diplomën e djalit të Umberto Bossi-t, i cili sipas tij ka kryer për katër vite shkollën në këtë universitet.

Por, ndersa ne Ministrine e Arsimit nuk reagon askush, deputetja e opozites Ledi Shamku thekson se ky skandal  ishte nje ngjarje e paralajmeruar, e cila eshte lejuar te ndodhe nga vete kreret e arsimit shqiptar.

"Pse do të bëhej shkak kjo hapje kapaku, për ta sjellë të faktuar një tregues që dihet në Shqipëri, që shteti me dashje asnjë kontroll mbi rregullat, standardet dhe kushtet e shkollimit të të rinjve shqiptarë", tha Shamku.

Ministria e Arsimit duhet te beje akreditimin e universiteteve, ne menyre qe shqiptaret te dine, ku po i shkollojne femijet e tyre

"Shteti ka detyrimin t'i kërkojë universiteteve private, që rregullisht të publikojnë emrat e studentëve që janë vit pas viti, emrat e atyre që ngelin, emrat e atyre që barten dhe në këtë mënyrë sillet një listë protokollare. Automatikisht bëhet e pamundur regjistrimi dhe marrja e diplomacës brënda një viti, sepse çdo universitet privat jep llogari për këtë", tha Shamku.

Trafikimi i diplomave, ka nisur prej kohesh ne universitetetet private, - thote zonja Shamku,- çka po sjell nje brez te diplomuarish te papune.

"Nëpërmjët një sistemi të besueshëm dhe transparent akreditimi, shteti i del garant qytetarëve të vet, duke thënë qartë se cila është cilësia, renditja prej verifikimit të kryer. Pastaj zgjedhja është natyrisht e konsumatorëve, por shteti bën transparencë me gjendjen e arsimit publik dhe privat. Sot shqiptarët nuk i kanë asnjë kusur që të ndjehen të zhvlerësuar në diplomat e veta në sytë e botës", thotë Shamku.

Por ndersa Ministria hesht, perfaqesuesit e Aleances Kuq e Zi, kane protestuar para Ministrise se Arsimit.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›