E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozita e Roland Tasho

Në kuadër të muajit europian në ambientet e zyrave të Bashkimit Europian artisti, Roland Tasho ka çelur ekspozitën fotografike dedikuar personaliteteve shqiptare që kontribuan në Europë. Në këtë ekspozitë prezantohen 40 fotografi të përzgjedhura nga ciklet e fotografive të Tashos.
Në ekspozitë vihen re portretet e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, të balerinit Kledi Kadiu, të futbollistit Igli Tare, të këngëtares Elsa Lila dhe shumë personaliteteve nga fusha të ndryshëm.
Fotografi na bën me dije se rrugëtimi i tij do të vazhdojë në vende të ndryshme evropiane.
Ekspozita do të qendrojëv e hapur për disa ditë për gjithë artëdashësit kryeqytetas.
Roland Tasho fotograf i njohur shqiptar i cili ka 30 vjet që merret me fotografinë, ka hapur shumë ekspozita brenda dhe jashtë Shqipërisë. Tasho ka nisur të fotografojë në vitin 1982. Pas tridhjetë vjet veprimtari si fotoreporter, sot punon si profesionist i lirë. Që prej vitit 1992 ka realizuar më shumë se 40 ekspozita në Shqipëri, Itali, Francë, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Austri, Argjentinë, Greqi, Hungari etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›