E Martë, 3 Nëntor 2026

Bostanoret më të kërkuarat, shalqiri në rajonin e Fierit sjell fitime të mira

Fermerët e rajonit të Fierit janë në kulmin e vjeljes së shalqirit. Ky vit shënoi klimën më të favorshme jo vetëm në rendiment  për tregun vendas e të huaj por edhe çmim e fitim për fermerët.

Qindra tonelata me shalqi nga sipërfaqet e tokës bujqësore te Fierit , Roskovecit e Frakullës vërshojnë drejt tregjeve të vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Europian.

Një nga Grumbulluesit me te mëdhenj te zonës së Roskovecit thotë se ky vit është i mbarë pasi po grumbullojnë shalqi jo vetëm nga kjo zonë por edhe nga fshatrat e Lushnjës.

Kultura e bostanoreve këtë vit në Shqipëri ka qenë një ndër më të shiturat ndërsa si fermerët ashtu edhe tregu kanë fituar duke shitur frutin e preferuar të stinës.

Gazetar N.Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›