E Martë, 3 Nëntor 2026

Fluks udhëtarësh në portin e Vlorës/ Gati 20 mijë vetëm gjatë korrikut

Shifrat në portin e Vlorës vijojnë të flasin për një numër të lartë udhëtarësh . Shefi i përpunimit të trageteve në Vlorë Festim Skëndaj thotë se shifrat janë 12 për qind më shumë se një vit më parë.

Këtë vit për muajin korrik në portin e Vlorës janë shënuar 20 mijë hyrje,  rreth 15 mijë më shumë se korriku i vitit të kaluar dhe 1 mijë mjete më shumë së viti i kaluar.

Skëndaj tha se turistët e huaj kanë shënuar një “boom” ardhjeje për këtë vit pa lënë pas edhe bashkatdhetarët tanë të cilët kthehen në vendin e tyre për të kaluar pushimet .

Vetëm dita  e sotme në portin e Vlorës kapi shifrën e 1 mijë pasagjereve ndërkohë që ky trend pritet të vijojë edhe për muajin Gusht .

Gazetare Megi Mëhilli

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›