E Diel, 1 Nëntor 2026

Bostinaru shqiptareve Nuk mbeshtes nje qeveri jodemokratike

Akuzave te fundit te kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli ne drejtim te zv-kryetarit te delegacionit per Ballkanin ne PE Victor Boshtinaru ky i fundit I eshte pergjigjur me nje leter publike drejtuar shqiptareve ne te cilen thekson faktin se nepermjet kesaj letre ka per qellim te qartesojne rendesine qe Boshtinaru i kushton Shqiperise dhe se cilat jane parimet qe udheheqin aktivitetin e tij ne favor te vendit tone si anetar i Parlamentit Europian. Nderkaq kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjate mbledhjes se sotme ne konferencen 2 ditore per Ballkanin perseriti akuzat ndaj Boshtinaruse. Topalli ne fjalen e saj tha se Boshtinaru po tenton ti bllokoje shqiptaret ne levizjen e tyre te lire. Perpjekjet e Boshtinaruse per te bllokuar shqiptaret Topalli i quajti raciste te uleta dhe te motivuara nga interesa antishqiptar.



Letra e plote e zv-kryetarit te delegacionit per Ballkanin ne PE Victor Boshtinaru

Me lejoni tju drejtohem juve me pak fjale te cilat nuk synojne te jene nje pergjigje ndaj deklarates se bere ne 24 shkurt ne Parlamentin shqiptar nga kryetarja e Kuvendit dhe qe habitshem u perseriten edhe sot ne Parlamentin Europian por me shume kane per qellim te qartesojne rendesine qe une i kushtoj Shqiperise dhe se cilat jane parimet qe udheheqin aktivitetin tim ne favor te vendit tuaj si anetar i Parlamentit Europian nenkryetar i Delegacionit per Marredheniet me vendet e Europes jug-lindore dhe si nenkryetar i Komitetit Parlamentar per Stabilizimin dhe Asociimin BE-Shqiperi.

Pergjigjia ndaj sjelljes se mjerueshme te kryetares se Kuvendit te Shqiperise do te nenkuptonte dobesim te dinjitetit tim ndaj per kete arsye une preferoj te ndjek nje sjellje tjeter per te informuar opinionin publik per situaten e vertete dhe per cfare po ndodh sot ne Shqiperi.

Gjithcka kam bere ne jeten time politike si ne Rumani dhe ne Parlamentin Europian eshte udhehequr nga vlerat vlera si demokracia solidariteti funksionimi i mire i institucioneve demokratike. Vlera dhe ideale qe me kane bere te ndihmoj dhe mbeshtes te gjitha vendet qe aspirojne te bashkohen sic beri dhe vendi im se fundmi ne Bashkimin Europian.

Jam nje mik i vjeter i Shqiperise dhe per kete arsye bashke me idealet qe shpjegova me pare luftova po luftoj dhe do te vazhdoj te luftoj per nje Shqiperi me te mire me shpresen qe se shpejti per nje Shqiperi europiane.

Nese kjo ndonjehere perfshin sulme apo denime ndaj disa sjelljeve politike sigurisht qe une nuk do te hezitoj per te vazhduar keshtu. Sepse qellimet e rendesishme nuk jane kurre te lehta per tu arritur dhe kur tregohesh i bute ne disa raste me shume demton sesa ndihmon. Nuk kam hezituar kurre te denoj udheheqesit rumune kur ata thyen rregullat baze te demokracise apo dhunuan te drejtat themelore baze dhe ne te njejten menyre uee u solla edhe me udheheqesit e huaj kur ishte rasti. Perseri ne te njejten menyre u solla ndaj Shqiperise kur nisa te kuptoj se gjerat po shkonin ne drejtimin e gabuar.

Por nese kjo eshte menyra sesi funksionon me politikane te tille si zonja Jozefina Topalli apo anetare te tjere te Partise Demokratike ne Shqiperi une duhet te jem i qarte per te thene se ky nuk eshte rregulli qe zbatohet ne Parlamentin Europian dhe Bashkimin Europian. Ne fakt eshte fiks ajo cfare ne ketu e denojme dhe e refuzojme.

Do te deshiroja tju tregoja miqte e mi shqiptare se brenda meje ka sot nje beteje te brendshme te madhe. Nje beteje mes ndjenjave te mia ndaj Shqiperise popullit shqiptar kultures tuaj dhe aspiratave tuaja per BE-ne ne njeren ane dhe ne anen tjeter arsyetimi per situaten aktuale. shte vertet e veshtire qe te mbeshtes nje qeveri te tille kur ka sjellje te tilla antidemokratike korrupsioni i nivelit te larte duket se eshte shnderruar ne normalitet nuk ka hezitim per te qelluar ndaj atyre qytetareve qe ne fakt duhet ti mbrojne vetem pse ata protestojne paqesisht.

Une shpresoj se Shqiperia do te arrije te dale nga situata aktuale sa me shpejt te jete e mundur shpresoj me e forte se me pare dhe me te gjitha kriteret e nevojshme per te nisur serish progresin e saj per integrimin drejt BE-se. Nderkohe une do te vazhdoj pa hezitim te mbeshtes te gjithe ata njerez qe perpiqen per te ardhmen e Shqiperise dhe te luftoj te gjithe ata qe perpiqen te perziejne interesat e tyre personale me ato te vendit te tyre.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›