Boston, një fitore larg kampionatit

Boston Celtic që e nisi sezonin mes shumë ulje ngritjeve këtë sezon, nuk u cilësua si skuadra favorite për të fituar kampionatin, por tashmë është vetëm një fitore larg trofeut.
Skuadra nga Massachusetts ka shtrirë në tapet për të dytin takim rresht kalifornianët e Los Angeles Lakers me rezultatin 92-86, duke kaluar në avantazh 3-2. Paul Pierce me origjinë nga Kalifornia nuk ka pasur asnjë mëshirë për miqtë pasi ka zhvilluar një ndeshje fantastike, mbi të gjitha duke u argëtuar në fushë.
Edhe në vitin 2008 ai ka qënë protagonist i Celtics në fitoren e arritur në finale pikërisht kundër Lakers. Të martën zhvillohet ndeshja e gjashtë ku Lakers ka avantazh faktorin fushë por asgjë nuk është e sigurt pasi Boston ka treguar se di të fitojë edhe në “Staples Center” kur në krah të Lakers ndodhen edhe yjet hollivudianë.