Robert Kuren i siguron nje dhurate vendit te tij, ne finalet e kupes se Botes
Gian i siguroi Ganes fitoren 1-0 ndaj Serbise, pas golit qe shenoi nga pika e bardhe
Gana del ne rruge, feste e madhe pas fitores
Gana fitoi ndaj Serbise, kur Asamoah Gian shenoi ne '84 nga pika e bardhe, golin e vetem te ndeshjes, e vlefshme per Grupin D. Fitorja nuk eshte festuar vetem ne stadium, por ne te gjithe Ganen dhe ne kontinentin afrikan. "Ashtu sic dihet," - theksoi mesfushori i Ganes, Stefan Apiah, - "Kupa e Botes zhvillohet per here te pare ne Afrike dhe kontinenti yne eshte i bashkuar." Pas fershellimes se fundit, lojtaret e Ganes kane vrapuar dhe rrembyer flamujt e ekipit te tyre kombetar, duke nisur festen e madhe me tifozet. "Cdo afrikan qendron pas nesh," - theksoi autori i golit, Gyan.- "Pershendes te gjithe djemte e ekipit. Ne e fituam kete ndeshje, per kombin," - shtoi ai. Turma te medha mbushen rruget kryesore ne Akra, kryeqytetin e Ganes. Makinat me flamuj te kombetares pushtuan rruget dhe shoferet, apo te tjere persona qe ndodheshin ne makine kendonin himnin kombetar dhe kenge te tjera ne mbeshtetje te kombetares se tyre.
"Ekipet afrikane e kane pasur te veshtire qe te fitonim qe ne fillim nje ndeshje te Boterorit," - theksoi Inusah Garivba, nje 15 vjecar qe kishte dale ne rruget e kryeqytetit te Ganes. - "Ne kemi marre kryesimin e grupit dhe shpresoj qe te shkojme deri ne finale," - shtoi ai. Skuadra e vetme afrikane qe shkoi deri ne raundin e dyte te Kupe se Botes "Gjermania 2006" arriti serish ne Boterorin Afrika e Jugut 2010" nje fitore te madhe. Gana gjithashtu mund te kishte fituar edhe me nje rezultat me te thelle, 2-0, ne rast se Gian do te kishte shenuar ne kohe shtese golin e dyte te ndeshjes.
Trajneri serb, Antic: Te mobilizohemi per te fituar me Gjermanine
Serbi Aleksandar Lukovic doli me karton te kuq, ne ' 74 pas nje kartoni te dyte te verdhe dhe ne superioritet numerik skuadra afrikane e pati me te lehte qe te ushtronte presion dhe te shenonte ne fund golin e vetem te ndeshjes. - "Sigurisht, ishte nje goditje e forte per ekipin tone. E kemi nisur Boterorin me nje humbje dhe kjo eshte dicka jo e mire,"- theksoi trajneri i Serbise, Radomir Antic, pas ndeshjes. - "Ne duhet te perdorim te gjitha energjite tona per te arritur me te miren ne ndeshjet e mbetura. Do te nisim pergatitjet per ndeshjen e radhes ndaj Gjermanise, (te premten tjeter) me qellim qe te arrijme nje rezultat sa me pozitiv," - theksoi trajneri i Serbise.