Boston, shpërthime të fuqishme pas maratonë, 3 të vdekur dhe dhjetra të lënduar
Një seri shpërthimesh të fuqishme të ndodhura në përfundim të maratonës së Bostonit kanë shkaktuar të paktën 3 të vdekur dhe dhjetra të lënduar.
Fox News flet për 3 të vdekur ndërsa CNN raporton katër të tillë. Raportohet se shpërthimet kanë ndodhur në fund të maratonës. Pamjet tregojnë shumë trupa të shtrirë në shesh të mbuluar nga gjaku, ndërsa policia ka rrethuar vendngjarjen. Ambulanca të shumta shihen të transportojnë të lënduarit drejt spitaleve.
Shpërthimet ndodhen në një hark kohor brenda pak sekondash në distancë nga njëri-tjetri. Dëshmitarë të cituar nga BBC dhe CNN thonë se shpërthimet ndodhen brenda hotelit Firamont, para ndërtesës së të cilit dhjetra shikues ishin grumbulluar për të ndjekur parakalimin e atletëve pjesëmarrës në maratonë.
Nuk dihet se cfarë ka shkaktuar shpërthimin apo nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist. Për të sqaruar këtë priten njoftime nga autoritetet, ndërsa godinat përreth janë evakuar nga policia pas dhënies së alarmit se një tjetër bombë mund të shpërthejë.
15 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Boston, shpërthime të fuqishme pas maratonë, 3 të vdekur dhe dhjetra të lënduar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email