E Diel, 1 Nëntor 2026

Boston, të shtëna me armë në kampusin universitar, vritet polici

Gazeta Shqip

polici vritet ne bostonNjë oficer policie është vrarë në kompleksin e Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, raportojnë mediat në Shtetet e Bashkuara.

Polici ishte qëlluar disa herë ndërsa ishte duke iu përgjigjur një rrëmuje, ka raportuar rrjeti televiziv CNN, duke e cituar Zyrën e prokurorit të qarkut.

Policia e ka bllokuar kompleksin dhe po zhvillon kërkime ndërkohë që raportohet se të paktën dy persona janë ndaluar lidhur me ngjarje. Autoritetet policore vijojnë hetimet lidhur me këtë sulm, pasi sipas tyre ka dyshime se personat që qëlluan mbi policin mund të ndodhen ende në ambientet e kampusit, të fshehur mes studentëve.

Kompleksi ndodhet afërsisht tre kilometra nga qendra e Bostonit, ku të hënën nga dy shpërthime gjatë maratonës, u vranë tre vetë dhe u plagosën 170 të tjerë.

19 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Boston, të shtëna me armë në kampusin universitar, vritet polici burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›