Time, Balotelli mes 100 më influencuesve
Papa Françesku, Mario Draghi dhe Mario Balotelli janë në klasifikimin e vitit 2013, të 100 personave me më shumë influencë në botë, sipas Time.
Mes të përzgjedhurve janë edhe presidenti Barack Obama, Zonja e Parë Michelle Obama, si dhe çifti tepër i fuqishëm i muzikës, Jay Z e Beyonce.
Time i ka besuar personaliteve me portrete të ndërlidhura: kardinali kryepeshkop i New York, Timothy Dolan, ka profilizuar Papën, Christine Lagarde (e FMN-së) ka shkruar rreth presidentit të Bankës Qendrore Europiane, ndërsa ish-futbollisti italian, Gianfranco Zola, ka komentuar rreth Balotelli-t.